Ka shkëputur të gjithë kontaktet me mediat dhe me qytetarët dhe ka vendosur që të komunikojë vetëm më rrjetet e tij te kontrolluar në rubrikën e propagandës Sy m’Sy që e dirigjon paligjshmërisht nga zyra e qeverisë.
Ka ndaluar të gjithë drejtuesit lokale dhe qendrorë socialistë të komunikojnë me mediat dhe të debatojnë ne studio me opozitën. Kjo për arsyen e vetme se ai nuk ka program dhe vetëm provon me mashtrimet e tij që i përsërit prej 12 vjetësh që të ndikojë ne vendimmarrjen e tyre në votime.
Është gjatë ditës së sotme Rama përsëriti sërish rëndësinë sipas tij të pasaportës evropiane për çdo qytetar shqiptar. Ky është premtimi më absurd i bërë ndonjëherë. Premton një gjë që nuk e ka në dorë hiç qeveria e tij. Ky është një vendim që vjen vetëm nga BE dhe vendet anëtarë të saj. Shqipëri është aq larg sa çfarëdo force mashtrimi të këtë Rama për standardet rruga është e gjatë e nuk ka asnjë lidhje me atë që është në qeverisje. Ai të zbatojë porositë e BE që të luftojë korrupsionin që ndoshta evropianët të çojnë nëpër mend edhe mundësinë e avancimit me integrimin e shqiptarëve. Por e sigurte është se me një kryetar qeverie që ka me shumë gjysmën e qeverisë në burg dhe nën hetime, kjo çështje nuk ka për të avancuar asnjë hap. Prandaj pasaportat me salmonelë që premton Rama askush nuk duhet ti marrë si të mirëqena por si marrëzia mashtruese e radhës e Ramës. Me ngjan me atë premtimin për ujë të pijshëm 24 orë.
“Pasaportën evropiane e merr vetëm nëse Shqipëria futet në BE dhe Shqipërinë në BE e fusim vetëm unë me PS. Ky është interesi, duke nisur që në aeroport që të mos të të ndajnë veç. Kur të hysh në BE, të jesh duke tregu pasaportën që ka të njëjtën vlerë si e vendeve të tjera. Pra lërini këto, çfarë rrugësh janë? Fokusi tek BE-ja dhe tek pasaporta jote”, thotë Rama.
Vetëm kur dëgjon këto shpërthime propagandistike bindesh tërësisht se ky do të vijojë të jetë mashtrimi i programuar i Ramës për këtë fushatë. Ky do të jetë programi i tij. Duke harruar se shqiptarët tashmë janë integruar në Evropë. Disa ikën më herët e shumicën i përzuri po ky, që u përmend pasaportën çdo ditë. Vetëm ai dhe hajdutët që e rrethojnë nuk e kanë kuptuar këtë./E.I/
© SYRI.net