‘Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, selia e PD ngjyroset blu’/ Berisha: Me Paketën e Dhembshurisë ofrojmë dinjitet

‘Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, selia e PD ngjyroset blu’/ Berisha: Me Paketën e Dhembshurisë ofrojmë dinjitet

20:56, 02/04/2025

Kryedemokrati, Sali Berisha ka njoftuar se selia e PD-së është ngjyrosur blu në solidarizim me Ditën Ndërkombëtare të Autizmit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘PD zotohet se, me ardhjen në pushtet, do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së Ramës dhe do t’u vijë në ndihmë për ta përballuar me dinjitet, së bashku, luftën ndaj këtij fenomeni’.

Gjithashtu Berisha shkruan se ‘me Paketën e Dhembshurisë, Partia Demokratike nuk ofron lëmoshë, por dinjitet!’

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, PD solidarizohet me të gjitha familjet që përballen çdo ditë me vështirësitë e kësaj sfide.

PD zotohet se, me ardhjen në pushtet, do të nxjerrë mijëra familje nga harresa dhe indiferenca e keqqeverisjes së Ramës dhe do t’u vijë në ndihmë për ta përballuar me dinjitet, së bashku, luftën ndaj këtij fenomeni.

Me Paketën e Dhembshurisë, Partia Demokratike nuk ofron lëmoshë, por dinjitet!

Në nder të kësaj dite dhe të përpjekjes së mijëra nënave, baballarëve e familjeve shqiptare, selia e PD është ngjyrosur sonte në blu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco