Edi Rama vijon të mashtrojë shqiptarët për furnizimin e me ujë të pijshëm. Ka adhur në 2013 në pushtet duke premtuar 24 orë ujë, nuk e realizoi. Premtoi në 2017 ujë 24 orë, nuk e realizoi. Premtoi në 2021 përsëri qytetet më të madhë të vendit janë pa ujë, aq më pak të pijshëm.
Por, duke i kujtuar shqiptarët për budallenj, Rama kërkon t’i mashtrojë sy më sy duke ju premtuar përsëri në 2025 ujë 24 orë.
Pra, 12 vjet i njëjti premtim që përsëritet çdo fushatë, por nuk realizohet kurrë.
Këtë gjë Rama e ka bërë sërish sot kur është pyetur për mos mbajtjen e premtimit për ujë në Durrës.
Po pse nuk e mban Rama këtë premtim?
Nuk ka para?
Apo paratë vidhen nga vartësit e tij?
Afërmendsh përgjigja është e lehte për qytetarët e Durrësit dhe gjithë qyteteve tjera që vuajnë mungesë e ujit në rubinetat e tyre.
Para ka, pasi rilindja ka dyfishuar çmimin e ujit thuajsë në çdo bashki, por paratë e qytetarëve vidhen nga rilindasit.
Më konkretisht për Durrësin:
Rama është munduar të juftifikohet sot duke thënë se ka invetuar mbi 60 milionë euro në tre mandate dhe se situata ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me vitin 2013.
Po ujë pse s’ka, ku kanë shkuar këto para?
Spartak Kovaҫi, është njeriu që Edi Ramë ka patur në krye të menaxhimit të këtyrë miliona eurove në Ujësjellësin e Durrësit, Kovaçi e ka mbajtur detyrën e administratorit nga 16 Tetor 2013 deri 31 Gusht 2022.
Po çfarë ka bërë njeriu i Ramës në këtë detyrë?
Ka krijuar një kompani, “ADRIATIK” shpk, në të cilën ka si bashkëpronar Petrit Kovaçin me 50% të aksioneve.
Petriti është bash babai i drejtor Spartakut.
LEXO EDHE: VIDEO/ Spartak Kovaçi drejtor i ujësjellësit në Durrës, miliona euro tendera kompanisë së babait
Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij pra 'ADRIATIK shpk' ka përfituar mbi 30 milion euro me kontrata publike konkretisht nga:
UKT Tirane, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ndër të cilat
spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt :
REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliard lekë ose mbi 20 milion euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.
Por Spartaku i Ramës, ashtu si çdo spartak tjetër i rilindjes, kur vjen puna të vjedhja, është treguar një kuçedër e vërtetë sa i përket sektori të ujit.
Ai ka marrë tendera edhe UKT Tiranë, 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro.
UKT Pogradec me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milion euro.
Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro.
Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, merr paratë e taksave të durrsakëve dhe qytetarëve të tjerë dhe ia kalon kompanisë së babait të tij (vetes së vet).
Përveç kësja, tenderat e ujësjellësit të Durrësit i kanë përfituar gjithashtu edhe anëtarë të këshillit bëshkiak të rilindjes, madje, edhe të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata. Gjë të cilën e ka denoncuar edhe opozita.
Ndërsa qytetarët mund të mos kenë askesin apo kohën e duhur për të parë se ku i ka çuar Rama paratë e tyre që ishin destinuar për t’i furnizuar ata me ujë, ky i fundit fillon dërdëllis përsëri të njëjtin mashtrim për të disatën herë me idenë se njerëzit nuk kanë memorie dhe nuk do shkojnë përsëri në shtëpi pasi të shkyçen nga rubrika e tij ‘Sy m’Sy’ dhe do hapin rubinetin e ujit e nuk do gjejnë ujë.
Mashtrimi i Ramës për furnizimin me ujë të Durrësit:
“Ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013.
Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej.
Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë.
Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.
Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.
Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë.
9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë.
Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.
E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku.
Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë.
Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm”, u shpreh ai.
© SYRI.net