Gazetari Ermal Rizaj, në një lidhje direkte nga selia blu për A Shoë në SYRI TV me Adi Krastën, i është përgjigjur pyetjeve të moderatorit, në lidhje me zhvillimin e fushatës elektorale të Partisë Demokratike.
Rizaj theksoi se porosia kryesore e Berishës për kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike ka qënë përgjatë takimeve, dalja në terren e tyre dhe trokitja në çdo derë, ku duhet të paraqesin programin e PD dhe platformën e PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
‘Kandidatët jo vetëm pas direktivave të ditës së sotme, por pas mbylljes së procesit të primareve ata kanë zbritur në terren në bazë të zonave që u janë caktuar dhe vijojnë takimet intensive me qytetarët’, u shpreh Rizaj.
Biseda në studio:
Krasta: Pse duket i rëndësishëm brenda të folurës së opozitës ky takim që ka filluar tani në selinë e PD me kandidatët e Qarkut të Tiranës?
Rizaj: Sot porosia më e rëndësishme e zotit Berisha për drejtuesit politik dhe drejtuesve të degëve, kanë marrë porosi që të jenë çdo ditë në terren dhe të trokasin në çdo derë, të paraqesin programin e PD dhe platformën e PD, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në datë 11 maj do të ketë një organizim të veçantë. Ka nisur numërimi mbrapsh nisja zyrtare e fushatës në darë 11 prill, ku në 11 prill në orën 19:00 do të hapet edhe zyrtarisht fushata e PD-së.
Krasta: Edhe kandidatët e listave të hapura, pse ka pasur pritshmëri në lidhje me këtë takim me zotin Berisha. Janë ata gati për të hyrë në një garë të tillë.
Rizaj: Mbledhja do të nisë për pak minuta me kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës. Kandidatët në listë të hapur dhe të mbyllur kanë ndarë zonat dhe kanë sjellë problematikat e këtyre zonave.
Rëndësia e këtij takimi është se kandidatët e listave të hapura dhe të mbyllura, u janë caktuar 2 zona për të monitoruar dhe punuar, si dhe për të sjellë problematikat e këtyre zonave. Ky takim vjen disa ditë para hapjes zyrtare të fushatës.
Në ditët në vijim zoti Berisha do të ketë takime në qarqet kryesore, si në Shkodër, Elbasan dhe të tjera.
Krasta: Ajo që do ndodhë në fushatë nuk është një betejë titujsh por është një betejë konceptesh dhe pranie. A janë gati këta që të jenë fizikisht të pranishëm në kontakt me popullin e Shqipërisë?
Rizaj: Kandidatët jo vetëm pas direktivave të ditës së sotme, por pas mbylljes së procesit të primareve ata kanë zbritur në terren në bazë të zonave që u janë caktuar dhe vijojnë takimet intensive me qytetarët.
© SYRI.net