Një elektriçist është aksidetuar sot në Nën/Stacionin elektrik në qytetin e Kuçovës, teksa ishte duke punuar.
Mësohet se elektriçisti Viktor Koraqe, ka qënë duke punuar në njê shtyllë elektrike dhe ka rënë nga shtylla,pasi i është liruar litari me të cilin ishte lidhur për të punuar. Pas rënies, 58-vjeçari është transportuar drejt Spitali Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimet spitalore bëjnë me dije se,elektriçisti ka pësuar shembje në trup dhe gjendja e tij është e mirë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë,që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Një ngjarje rëndë është regjistruar rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë.
Dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi V. K., 58 vjeç. 58-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr mjekim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net