Kryedemokrati Sali Berisha i është kundërpërgjigjur Edi Ramës për vjedhjen e programit elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shkruan “No comment, flet vetë”.
Në video me Inteligjencë Artificiale, duket kryeministri Rama i veshur i gjithi me të zeza.
Me kapuç dhe një maskë në fytyrë, ai hyn në zyrën e tyre dhe i ‘vjedh’ programin e PD-së.
Kujtojmë se Rama pati deklaruar se nuk ka nevojë për program, por pasi pa sondazhet që e nxjerrin keq, vendosi të paraqesë një program të kopjuar nga PD.
© SYRI.net