Gazetari Berat Buzhala e ka cilësuar kabinetin e kryeministrit Rama, të korruptuar, një regjim sipas tij, kleptokratik. I ftuar në emsionin Çim Peka Live në Syri Tv, Buzhala duke hequr paralele me atë se çfarë po ndodh me Turqinë e Erdoganit dhe Rusinë e Putinit, tha se kur autokratit i cenohet pozita, lëvizja e parë e tij, është përndjekja dhe arrestimi i kundërshtarit politik.
Sipas Buzhalës, të flasësh për programin e PS dhe të Ramës është tallje, pasi kryeministri teksa kërkon një mandat të 4, nuk ofron asnjë program.
Pavarësisht tentativave të Berishës, thekson Buzhala për të mposhtur Ramën, në autokraci shton ai, vështirë të gjendet zgjidhja.
Rrethi i Ramës është i korruptuar, komplet kabineti i tij, së bashku me ministrat. Një regjim kleptokratik. S’ka asnjë gjë që të mirë për vendin. Rama po i fiton zgjedhjet prej 2013 në Shqipëri. Meraku i opozitës është se Rama po i vjedh zgjedhjet, ndryshe ne do i fitonim.
Turqia, Rusia, Hungaria dhe Shqipëria. Në Turqi pasra disa ditësh u arrestua Imamoglu, kandidati kryesor për president. E arrestoi Erdogan sepse do të fitonte zgjedhjet në Turqi…Një regjim, e sulmon opozitën në këtë formë, me përndjekje e arrestime, pasi cenon pozitën e autokratit.
Me të liruar Sali Berishën para zgjedhjeve, është momentum. Ti del si fitimtar, secili politikan në politikë. Me folë për mandatin e 4 të një qeverie, është tallje sepse s’ka program. Është ofendim të më thuash lexo programin e Ramës.
Në Rusi, Putin kur e ndjen rrezikun e ka vrarë rivalin më 2014, edhe Navalnin. Kur autokrati rrezikohet prej opozitës, jo që është ndryshe në qeveri por është kontrasti i tij. Berisha s’paraqet kontrast me Ramës, është më i ndershëm. Kur autokratët e ndjejnë rrezikun, ose e vrasin ose e burgosin kundërshtarin. Berisha është qytetar i lirë.
Nëse Berisha po provon e provon, kot po merremi me Ramën, sepse e ka kryetarin në burg etj… po si ë shkojmë te zgjidhja?! Që sërish opozita… në autokraci s’ka zgjidhje.
© SYRI.net