Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi së bashku me kandidatin demokrat Fation Semanjaku kanë zhvillua një takim ditën e sotme me banorët e fshatit Belinë, një fshat i harruar nga Qeveria dhe Bashkia.
Ata kanë siguruar banorëve se, pas 11 Majit, situata do të ndryshojë për mirë dhe do të punohet për zhvillimin e këtij komuniteti.
Me besimin tek vizioni dhe angazhimi i koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore,” ata i ftuan qytetarët të votojnë nr. 1️⃣ dhe të mbështesin ndryshimin.
Postimi:
Në [📍] fshatin Belinë, të harruar nga Qeveria dhe Bashkia, së bashku me kandidatin tonë Fation Semanjaku, për të dhënë besën se situata do ndryshojë për mirë pas 11 Majit.
[✅] Voto nr. [1️⃣] : Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. [🇦🇱] [✌️]
© SYRI.net