SYRI TV/ Inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri, shteti italian vendos ekstradimin e D. Pecorelli

13:58, 31/03/2025

Ministria e Drejtësisë në Itali i ka hapur rrugë biznesmenit Davide Pecorelli, i dënuar me 4 vite burg në Shqipëri për inskenimin e vdekjes së tij.

Biznesmeni ka deklaruar se nuk ka frikë nga burgu, por është i shqetësuar për familjen, ndërsa paralajmëroi heqjen dorë nga pasaporta italiane pasi ndihet i tradhtuar nga vendi i tij.

Brenda pak ditësh ish-sipërmarrësi italian që inskenoi vdekjen e tij Davide Pecorelli do të mbërrijë në Shqipëri ku është dënuar më 4 vite burg pasi  Ministria e Drejtësisë italiane i hapi rrugë ekstradimit.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se Pecorelli ka deklaruar se nuk ka frikë nga burgu, por është i shqetësuar për familjen.

“Nuk kam frikë, jam i shqetësuar për familjen, fëmijët, babain dhe vëllain tim invalid. Është një padrejtësi e madhe që më bëhet. Më bën të ndihem si "qytetar i dorës së dytë. Nuk kam mohuar kurrë të kem kryer krime në Shqipëri dhe kam kompensuar dëmet përtej vlerës së tyre, si në rastin e makinës që dogja. Unë kam precedentë të pastër penalë si një ish-oficer ushtrie, një sipërmarrës që u ka dhënë punë qindra njerëzve".

Pecorelli njofton do marrë nënshtetësinë shqiptare pasi bashkëshorten me të cilën ka një djalë e ka nga Shqipëria. Pecorelli ka paralajmëruar se pas kësaj, do të heqë dorë nga shtetësia italiane sepse ndihet i “tradhtuar” nga vendi i tij.

Davide Pecorelli ishte larguar pa gjurmë nga Italia në janar 2021, kur inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri për t'i shpëtuar kreditorëve. Makina e marrë me qira u gjet e djegur në Pukë me disa mbetje njerëzore brenda ku ende mbetet mister se ku janë marrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco