Fiter Bajrami/ Blushi uron besimtarët: Mbarësi për çdo familje shqiptare

Fiter Bajrami/ Blushi uron besimtarët: Mbarësi për çdo familje shqiptare

15:40, 30/03/2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fiter Bajramit.

Belushi i shoqëruar nga Erisa Xhixho dhe Brunilda Haxhiu kanë bërë një vizitë edhe në Komunitetin Mysliman, ku janë pritur nga kreut Bujar Spahiu.

Gjithashtu ai ka uruar edhe besimtarët Bektashinj, gjatë takimi me Baba Mondin.

Mesazhi i Tedi Blushit:

Fitër Bajram të gëzuar, me shëndet, lumturi, begati dhe mot më mirë për të gjithë shqiptarët dhe për besimtarët myslimanë që pas një muaji agjërimi festojnë sot me besim dhe shpresë se Zoti do jua pranojë sakrificën, lutjet dhe veprat e mira.

Në këtë ditë të madhe shprese një urim të veçantë për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë dhe familjet e tyre, kudo ndodhen!

I lumtur që së bashku me Zv/Presidenten, Erisa Xhixho dhe Zv/Sekretaren e Përgjithshme, Brunilda Haxhiu të ndanim sot urimet tona më të përzemërta edhe në emër të Presidentit, Ilir Meta me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj!

Gëzuar dhe mbarësi në çdo familje shqiptare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco