Berisha do marrë pjesë në një diskutim për reformën në drejtësi, takon eksperten ligjore nga Fondacioni Konrad Adenauer

Berisha do marrë pjesë në një diskutim për reformën në drejtësi, takon eksperten ligjore nga Fondacioni Konrad Adenauer

15:20, 28/03/2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim ne selinë blu me Dr. Katrin Nagler, eksperte ligjore e sjellë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center. “Në këtë takim, shkruan Berisha ne nje shënim në facebook,  falënderova Zonjën Nagler dhe Fondacionin Adenauer për mbështetjen e tyre tejet të çmuar.

Mesazhi:

Të dashur miq,

Sot, në selinë e Partisë Demokratike, pata kënaqësinë të mirëprisja Dr. Katrin Nagler, eksperte ligjore e sjellë nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Albanian Policy Center. Takimi u zhvillua në prani të Znj. Edith Harxhi, Znj. Diana Mjeshtri, Drejtoreshë Ekzekutive e Albanian Policy Center, si dhe ekspertëve Brikena Kasmi dhe Gentian Trenova, të cilët po japin një kontribut të çmuar në vlerësimin e Reformës në Drejtësi. Ky proces do të kulmojë me publikimin e një raporti vlerësues.

Në këtë takim falenderova Zonjën Nagler dhe Fondacionin Adenauer për mbështetjen e tyre tejet të çmuar.

Në vijim të kësaj nisme, mbrëmjen e sotme do të marr pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Albanian Policy Center dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Albania, ku personalitete të shquara dhe profesionistë të fushës do të ndajnë analizat dhe vlerësimet e tyre mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco