‘Në tekstet shkollore, Enver Hoxha na del si hero’/ Ballauri: Jemi shoqëri e traumatizuar, të rinjtë nuk njohim historinë tonë!

‘Në tekstet shkollore, Enver Hoxha na del si hero’/ Ballauri: Jemi shoqëri e traumatizuar, të rinjtë nuk njohim historinë tonë!

09:31, 28/03/2025

Aktivistja Elsa Ballauri shprehet se bullizmi në shoqërinë shqiptare, është pasojë e një kulture dhe dhune të kahershme, e cila ka nevojë të analizohet.

E ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv përmes një lidhje me skype, Ballauri tha se përveçse një shoqëri shumë e traumatizuar, probleme këto të mbartura që në kohën e komunizmit, më shqetësuese është fakti që shoqëria nuk e pranon një gjë të tillë.

Sipas Ballaurit, edhe vetë politika nuk ka pasur interes për ta analizuar traumën shoqërore post-komuniste, duke bërë që shumë të rinj të mos njohin historinë tonë.

Aktivistja Ballauri shkoi më tej, ku tha se shkollat janë shumë të dobëta në tregimin e historisë, teksa iu referua edhe teksteve shkollore që herë pas here sipas saj, e shfaqin Enver Hoxhën si hero.

Bullizimi është pasojë e një kulture, e dhunës, një kulturë e cila kanë nevojë të sqarohet më gjatë. Ne jemi shoqëri shumë e traumatizuar, të vjetra të gjatë dhe të forta, problemi ynë është se si pranojmë traumat dhe kjo prodhon më shumë bullizëm e gjëra të tjera më të rënda. Ky fenomen në atë formë siç është në shoqëri, është shumë e shtrirë dhe për fat ë të keq s’e kuptojmë se si funksionojnë.

Kemi të bëjmë me traumën e komunizmit dhe s’kemi shpëtuar nga ajo. Ka qene 50-vjeçare po shumë e thellë, që shndërroi thelbin e individit dhe shoqërisë. Dhe ne s’e marrim përsipër për ta trajtuar e analizuar. Gjithë shqiptarët mbetën pjesë e traumës, mënyra si yu veprua për ta shndërruar shoqërinë, u zhduk gjysma e elitës. Vetëm një pjesë u la. Kemi një traumë të llojit tjetër. Asnjë qeveri në Shqipëri s’është marrë me këtë lloj analize. Nëse se rregullojmë mund të na kthehet në një boomerang.

Ajo që duhet bërë dhe ne kemi luftuar shumë, nga ana e politikës ishte ligji i Lustracionit. Që do të vinte në vend të kaluarën. Nëse jemi të traumatizuar ne s’e njohim historinë tonë. Shkollat janë shumë të dobëta, tekstet shumë më të dobëta, Enver Hoxha del hera herës si hero. Ne s’kemi lëvizje të të drejtave të njeriut, as të grave, ne kemi vetëm projekte. Ne kemi 14 vjet që merremi me përgatitjen e të rinjve për të qenë aktivistë të të drejtave të njeriut. Kur i pyesim se çfarë do të bëjnë, gjëja e parë që thonë është të ikim nga ky vend,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco