Petrit Vasili: Edi Rama, njeriu që po dëmton Shqipërinë dhe pengon integrimin europian

Petrit Vasili: Edi Rama, njeriu që po dëmton Shqipërinë dhe pengon integrimin europian

13:02, 26/03/2025

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër në një postim të tij në Facebook, duke e kritikuar qeverinë dhe veprimet e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Vasilit, pasaportat europiane për shqiptarët janë siguruar që në vitin 2011, kur u liberalizuan vizat për Shqipërinë, dhe jo nga Rama, siç pretendon ai.

Vasili thekson se arsyeja e vënies së vizave në diskutim është ngritja e një shteti të drogës nga qeveria e Ramës, duke akuzuar se ky fenomen ka çuar në largimin e shumë shqiptarëve drejt Europës.

Në postimin e tij, Vasili bën thirrje për largimin e kryeministrit, duke theksuar se vetëm kështu shqiptarët mund të afrohen më shumë me Europën dhe të shmangin rrezikun e shndërrimit të Shqipërisë në një vend për refugjatët ilegalë.

Deklarata e plotë:

Edi Rama vetëm narkopasaporta mund të japë, sepse evropianët janë lodhur që nga viti 2011, kur u liberalizuan vizat për shqiptarët. Çfarë di Edi Rama për shqiptarët, që i sheh si indigjenë të shpellave, që s’kuptojnë asgjë? Shqiptarët kanë marrë pasaportat evropiane që në vitin 2011, kur u hoqën vizat për Europën nga maxhoranca Berisha-Meta.

Për shkak të shtetit të drogës që Rama ka ngritur dhe largimit të qindra mijëra shqiptarëve drejt Europës, është vënë përsëri në diskutim vendosja e vizave. Ky Rama vetëm narkopasaporta mund të japë, pasi ato pasaporta evropiane po humbasin vlerën për shkak të politikave të tij.

Rama ka legalizuar drogën dhe 130 fshatra janë miratuar nga narkoqeveria për të mbjellë drogë. Po ashtu, edhe policia është përfshirë në këtë fenomen, si dhe ushtria, e cila po mbjell drogë.

Largimi i këtij xhagajduri që është ngjitur pas karriges është e vetmja zgjidhje për shqiptarët. Largimi i tij do t’i afroje shqiptarët më shumë me Europën, ndryshe Europa do të shohë Shqipërinë si një vend për të shpërndarë refugjatë të paligjshëm nga e gjithë bota: afganezë, iranianë, sirianë, bangladeshas etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco