I ftuar në një intervistë për Syri TV, me moderatore Armela Freko, deputeti i PD, Tomor Alizoti foli në lidhje me fushatën zgjedhore dhe me videot që kryeministri po bën.
Alizoti tha se Edi Rama nuk ka asnjë plan për kombin dhe kjo gjë nuk është politikë, por mizoritet banal.
“Situata është që Shqipëria është në një situatë të tmerrshme ekonomike, politike, kriminale dhe të gjitha bashkë. Nuk ka kryeministër në botë dhe të bëjë këto gomarlliqe në fushtë elektorale dhe mos të kesh një plan për ekonominë, një plan për stabilitetin e vendit dhe të kombit tënd. Të pëllasësh nëpër tiktokera është në një nivel psiqiatrie që nuk ka qenë ndonjë herë në Shqipëri. Kjo nuk është më politikë, është një lloj mizoriteti banal fare.
Kjo nuk është politikë, por 2 të çmendur kanë gjetur njëri tjetrin që pëllasin nëpër telefona. Unë kam diskutuar me kolegët e mi në rrethe të tjera që mos të merren me këto gjëra, sepse janë humbje kohe. Ne kemi vetëm një betejë të flasim për pensionistët dhe shqiptarët që janë në mes të 4 rrugëve.” – tha Alizoti.
© SYRI.net