SYRI TV
Pasi përdori institucionet në emër të drejtësisë së re, për të nxjerrë jashtë sistemit prokurorë dhe gjyqtarë të pavarur, apo që nuk u vunë nën urdhrat e tij, kryeministri Edi Rama edhe sot po ndjek të njëjtën praktike, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj prokurorëve të SPAK, që nuk janë nën urdhrat e tij, por ndërkohë veçon ata që veprojnë sipas interesave të Partisë Socialiste.
Në rubrikën Sy më Sy, kryeministri nuk ndali kritikat ndaj prokurorëve që arrestuan bashkëpunëtorët e tij së fundmi edhe Erion Veliajn, por u kujdes që të distancojë nga këto sulme kreun e SPAK Altin Dumani.
Ndërsa nga kongreset partiake, nuk nguronte t’i kujtonte as fëmijët, sot Rama u shfaq i shqetësuar për ato që i cilësoi sulme ndaj Dumanit, të cilit i garantoi mbrojtje.
Ndërsa prej ditësh, ka marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në shkelje të rëndë të ligjit për pushtetin vendor, kryeministri Edi Rama sot improvizoi pyetje për këtë çështje, duke pohuar se nuk po e drejton ai, ndërkohë që çdo ditë, ka marrë rolin e Erion Veliajt me inspektimet e punimeve publike.
Kryeministri u kujdes që të ndalej sërish te skandalet që e lidhin atë me jetën luksoze e me shpenzimet deri në 33.600 euro për një shishe verë, por sipas tij, ai nuk po bën një jetë prej sheiku, siç ish-bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e akuzojnë.
© SYRI.net