Draft-ligji italian ‘Albania’/ Kepi: Shëngjini dhe Gjadri shndërrohen në qendra dëbimi për emigrantët, rrezik për rendin e sigurinë publike

10:00, 25/03/2025

Gazetarja Alba Kepi shprehet se dy qendrat e akomoduese italiane të vendosura në Shëngjin dhe Gjadër në Shqipëri, do të shërbejnë si qendra riatdhesimi dhe dëbimi për emigrantët që prekin tokën italiane.

Përmes një lidhje me skypë në Syri Tv për emisionin ‘Kafe Shqeto’, Kepi tha se marrëveshja Rama-Meloni në Romë në nëntor të 2023, i hap rrugën një tjetër ligji që pritet të miratohet nga qeveria Meloni këtë javë.

Drafti i ri ligjor i emërtuar si ‘Albania’, sipas gazetares Kepi, referuar dhe ekspertëve legjislativë të Melonit ka të bëjë me kthimin e këtyre dy qendrave, në qendra të qëndrimit për riatdhesim.

Por rreziku qëndron në faktin se në këto dy qendra, referuar draftit, do të shndërrohen në një vend shkarkimi për të gjithë ata emigrantë që në Itali kanë marrë urdhër dëbimi, persona me risk për sigurinë e rendin publik.

Kemi qenë largpamës qysh në nëntor 2023 kur ky fakt u bë legjitim në Romë mes Ramës e Melonit, që këto kampe të cilat i janë dhënë nën juridiksion 10-vjeçar Italisë, mund të shndërroheshin në risk e  rrezik për rendin në Shqipëri, mund të ishin një vend për grupet kriminale, trafikantët etj.

Brenda kësaj jave, ditën e premte thuhet se qeveria Meloni do të firmosë këtë draft të ri ligjor me emërtimin ‘Albania’, në të cilën ekspertët legjislativë të qeverisë Meloni që kanë hartuar e kopsitur diçka që ka të bëjë me kthimin e këtyre dy qendrave në Shëngjin e Gjadër, në qendra të qëndrimit për riatdhesim.

Në Shëngjin kemi kampin e identifikimit dhe pritjes kufitare dhe në Gjadër, qendra për qëndrim në azil, dhe brenda tyre një burg. Me këtë draft ligjor që Meloni pritet të formojë, të gjitha këto, Shëngjini dhe 3 strukturat në Gjadër do të shndërrohen në një vend shkarkimi për të gjithë ata emigrantë që në Itali kanë marrë urdhër dëbimi.

Janë persona me risk për sigurinë e rendin publik. Persona me skedë kriminale, me lidhje me terrorizmin, trafikantë të qenieve njerëzore dhe prostitucion, persona të cilët duhet të riatdhesohen urgjentisht. Është shembull tipik i propagandës politike dhe papërgjegjësisë politike që lë në fshehtësi të plotë atë çka ka më të shenjtë, komunikimin publik. Ministri i Brendshëm italian deklaroi se së shpejti qendrat e emigrantëve do të kthehen në qendra riatdhesimi dhe dëbimi të emigrantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco