Sali Berisha në parlamentin italian, takohet me deputeten e Forza Italia: Mirënjohës për mbështetjen...

Sali Berisha në parlamentin italian, takohet me deputeten e Forza Italia: Mirënjohës për mbështetjen...

21:33, 23/03/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në parlamentin italian, ku është takuar me znj. Annarita Patriarca, deputete e Forza Italia. 

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘Znj. Patriarca mban detyrat si Sekretare e Presidencës së Dhomës së Deputetëve, Sekretare e Komitetit për Barazinë e Mundësive dhe Anëtare e Komisioneve: Komisioni për Covid-in, Komisioni i Drejtësisë, Komisioni për Çështjet Sociale, Komisioni për Feminizidin, Komiteti për Çështjet e Personelit’.

‘Mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e saj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimit në rajonin tonë!’, shkruan Berisha.  

Postimi i plotë:

Në foto me znj. Annarita Patriarca, deputete e Forza Italia në Parlamentin Italian. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit ekonomike dhe politike, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët.

Znj. Patriarca po ashtu mban detyrat si Sekretare e Presidencës së Dhomës së Deputetëve, Sekretare e Komitetit për Barazinë e Mundësive dhe Anëtare e Komisioneve: Komisioni për Covid-in, Komisioni i Drejtësisë, Komisioni për Çështjet Sociale, Komisioni për Feminizidin, Komiteti për Çështjet e Personelit.

Mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e saj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimit në rajonin tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco