Drejtuesi Politik i PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi është takuar me banorë të fshatit Drenovë, njësia administrative Qendër në Mallakastër.
Sipas Bardhit, edhe sot më 2025, shqetësimet ishin po të njëjta, energjia elektrike që mungon me orë të tëra çdo ditë dhe mungesa e ujit të pijshëm.
‘Me ndihmën e banorëve do të bëjmë të mundur që pas 11 Majit, jo vetëm të zgjidhim problemet jetike të tyre, por të punojmë sëbashku për të bërë Mallakastrën dhe Shqipërinë Madhështore’, thuhet në mesazhin e drejtuesit politik të PD në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi .
‘Sot bashkë me Silvën shkuam të takonim banorët e fshatit Drenovë, njësia administrative Qendër. Në 2025 shqetësimet vijonin të ishin të njëjta, energjia elektrike që mungon me orë të tëra çdo ditë dhe mungesa e ujit të pijshëm. Me ndihmën e banorëve do të bëjmë të mundur që pas 11 Majit, jo vetëm të zgjidhim problemet jetike të tyre, por të punojmë sëbashku për të bërë Mallakastrën dhe Shqipërinë Madhështore’.
Ndërkohë po gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit të PD Dega Mallakastër, për të bërë të mundur ndryshimin dhe për të bërë realitet Mallakastrën dhe Shqipërinë Madhështore.
© SYRI.net