Në një operacion të fundit, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kapën dhe ndaluan shtetasin A.H., 39 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i shpallur në kërkim për "Kanosja", "Përndjekja" dhe "Shkatërrimi i pronës".
Ky shtetas akuzohet për dërgimin e mesazheve kërcënuese dhe denigruese ndaj një shtetaseje 41-vjeçare dhe thyerjen e xhamit të automjetit të saj.
Gjithashtu, në një rast tjetër, specialistët e Komisariatit të Kukës referuan materialet për shtetasin R.R., 32 vjeç, që akuzohet për dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila tashmë ka marrë një urdhër mbrojtjeje.
Po ashtu, në PKK Qafë-Morinë, shërbimet kufitare ndaluan një automjet tip Mercedez-Benz, që rezultoi i vjedhur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021, dhe proceduan drejtuesin e tij, shtetasin D.M., 62 vjeç.
© SYRI.net