Pas përplasjeve të tij, me Erion Veliaj, për drejtimin e bashkisë së Tiranës, Kryeministri Edi Rama, përmes disa deklaratave ku mori sërish meritën për reformën në drejtësi, la të kuptohej se fatin politik të Erion Veliaj e ka përcaktuar ai. Gjatë takimit me kandidatët e Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Rama mori sërish flamurin e anëtarësimit në BE, në mungesë të një programi elektoral dhe të një bilanci qeverisës.
Syri TV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht pas përplasjeve të paprecedenta të një dite më parë me Erion Veliaj, për kontrollin e bashkisë së Tiranës. Pavarësisht se nuk iu drejtua me emër të përvetshëm, ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Rama përmes deklaratave të tij la të kuptohej se fati politik i Erion Veliaj ishte i përcaktuar prej tij.
Në mungesë të një programi elektoral dhe të një bilanci të qeverisjes së tij 12-vjeçare, e cila është mbushur me afera të rënda korruptive, Edi Rama po u shet shqiptarëve ëndrrën europiane. Kjo me sa duket ka ngelur e vetmja mundësi për të siguruar mirëqenien, që Edi Rama përmes qeverise se tij nuk arriti ta bëjë, duke larguar qindra mijëra shqiptarë nga vendi.
Deklaratat kryeministri i bëri gjatë takimit që zhvilloi me kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, të cilëve ju la porosi, të përdorin gjatë fushatës, fabulën e anëtarësimit në bashkimin Europian, duke i cilësuar zgjedhjet e 11 majit, si të një rëndësie gjeopolitike.
© SYRI.net