Paraqitet në SPAK/ Erion Veliaj merret në pyetje si person nën hetim

Paraqitet në SPAK/ Erion Veliaj merret në pyetje si person nën hetim

11:50, 20/03/2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim.

Ai është shoqëruar nga paraburgimi i Durrësit drejt Prokurorisë së Posaçme, ku ka nisur të japë shpjegime prej orës 10:00.

Sipas gazetarit Fatjon Gjinaj, marrja në pyetje e Veliajt është zhvilluar në praninë e avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani. 

Ky zhvillim shënon herën e parë që Veliaj përballet me drejtësinë si person nën hetim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco