I ftuar në ‘Ëim Peka LIVE’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi pjesë nga programi qeverisës. Berisha tha se, nën qeverisjen e PD në 90 ditët e para do të ketë një rishpërndarje të buxhetit drejt qytetarit.
‘90 ditët e para do të vendoset minimumi jetik 200 euro. Janë 800 mijë pensionistë që janë me pensione ndën 200 euro. Rroga mesatare do jetë 1200 euro, ajo minimale 500 euro’, theksoi Berisha.
‘Nuk ka dyshim se tranzicioni merr fund me mandatin e ardhshëm, me një Shqipëri krejtësisht tjetër. Mënyra se si veprojnë këta, tejkalon çdo imagjinatë.
Në këtë botë ka disa standarde, kritere, por nëse ti e rrit rrogën maksimale 10 herë mbi rrogën mesatare, ti vendos një standard që nuk ekziston në asnjë vend të botës, mund të ekzistojë në diktatura.
Por ka një rregull. Ai është president i SHBA, ai ka rrogën e ka sa 4 rroga mesatare të amerikanëve.
Është kancelari i Gjermanisë e ka 4-5 rroga mesatare të gjermanëve.
Është Mali i Zi këtu që i kishte pensionet më të ulëta se ne, i ka 450 euro pensionet sot, sepse çdo qeveri kur i merr ata para, thotë që një pjesë do ua kthej qytetarëve si rroga e pensione, të tjera shërbime, tjerat investime etj.
Kurse këta 12 miliardë euro investime në infrastrukturë. A e dini se çdo të thotë, do të thotë që të paktën minimumi 10 miliardë janë vjedhur dhe shpërdoruar. Këto që janë ndërtuar nuk shkojnë as 1 miliardë e gjysëm.
90 ditët e para do të vendoset minimumi jetik 200 euro. Janë 800 mijë pensionistë që janë me pensione ndën 200 euro.
Janë të gjithë ata që nuk kanë pension, do marrin 200 euro, janë të gjithë jetimet do marrin 200 euro, të gjithë pensionet do marrin 20% pension më të lartë.
Janë rrogat minimale që do jenë 500 euro, rrogat mesatare do kalojnë në 1200 euro.
Këto do të ndodhin vetëm vitin e parë dhe në mënyrën më të padiskutueshme.
A nuk përbën kjo një zhvillim dhe shkëputën nga varfëria ekstreme.
Kur të paguajnë naftën 30-40% më lirë seç e paguajanë sot, kur të paguajnë energjinë me 7 lek, kundrejt 8.5 lek që e paguajnë sot, kur biznesi të paguajë energjinë nga 24 që e paguan sot, ta paguajë me 6 lek.
Rrogat rriten duke ulur tatimin mbi të ardhurat personale, rrogat rriten me 15%. Do ketë një transformim të menjëhershëm të gjendjes ekonomike të qytetarëve shqiptarë’, tha ndër të tjera në SYRI TV, kreu i PD-së Sali Berisha.
© SYRI.net