Kryetari i PD, Sali Berisha i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Shyri Tv, e ka cilësuar pritjen madhështore që iu bë në Shkodër, njëjtë si takimet me diasporën ën Milani, Parma, Romë dhe Athinë, duke shtuar se është e pamundur tan dash takimin në Shkodër me ato të emigrantëve jashtë vendit.
Sipas Berishës, është fakt i pamohueshëm,optimizmi i madh që ka shpërthyer e po shpërthen te shqiptarët, për t’u ndarë nga narkodiktatura e Shqipërisë dhe narkoditaktori Edi Rama.
Takimi në Shkodër ishte si Parma, Milano, Roma, Athina. Është fakt i pamohueshëm se një optimizëm i madh ka shpërthyer e po shpërthen te shqiptarët për t’u ndarë nga narkodiktatura e Shqipërisë dhe narkoditaktori Edi Rama.
S’e shkëput dot Shkodrën nga Milano, Roma, Parma, Athina…janë të gjitha dëshmi të një klime, entuziasmi të panjohur nga ‘91 deri më sot. Reagimi ndaj një dikature të re, reagimi i shqiptarëve.
Pse do shpërthente më aq entuziasëm kudo?! Shpërthens se është krijuar vetëdëija te shqiptarët, se ky regjim është narkodiktaturë që po shkatërron Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të shpëtojë prej tij.
© SYRI.net