Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenin Peka shprehet se karta e Ramës për anëtarësim të Shqipërisë më 2030, nuk është asgjë tjertër më shumë se sa gënjeshtër.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv nën moderimin e Sonila Meços, Peka tha se nga mbi 30 kapituj që ka procesi i anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, vetëm 3 prej tyre janë, ndërsa vetëm 1 kapitull së paku kërkon 5 deri në 10 vjet kohë për t’u miratuar nga unioni.
Sipas Pelës, qeveria shqiptare mbetet në klasë, kur të shkojë te kapitulli i shtetit të së drejtës, korrupsionit, peshkimit etj… Kjo për shkak se nuk mundet Rama ta anëtarësojë Shqipërinë, sa kohë që parlamenti është kriminalizuar dhe vendi nuk mban zgjedhje të lira e të ndershme.
Karta e anëtarësimit më 2030, janë pallavrat e Ramës. Ka dalë me një ëndërr të bukur, që në mandatin e 5 do t’ju fus në BE. Kapitujt e anëtarësimit për në BE që janë dikur 36-38 kapituj, janë hapur vetëm 3. Që të hapet 1 kapitull, duhet të kalojë 5-10 vjet. Së paku duhet të kishte mbyllur 30 kapituj.
Se bën dot e s’ka për të ndodhur kurrë. Vende të tjera, apo Mali i Zi dhe Serbia, janë shumë më të avancuar se sa ne në negociata.
Nëse i jep përgjigje Rama neser mëngje kësaj pyetje: Kur do nisin negociatat për kapitullin e peshkimit dhe çfarë përmban ai kapitull. Ti lërë idiotësirat, kapitujt që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme, krimin, korrupsionin etj. kurrë s’ka për t’i fituar.
© SYRI.net