Nga Klodian Tomorri
Që politikanët bëjnë premtime boshe dhe mashtrojnë nëpër fushata zgjedhore, kjo nuk është ndonjë gjë e re.
Por ky duhet të jetë rasti i parë në botë kur një politikan i premton popullit diçka që dihet botërisht se nuk e ka ai në dorë.
Ma jepni mandatin e katërt se do t’ju fus në BE-thotë kryeministri. Kjo është gjithë fushata e Partisë Socialiste këtë vit.
Por si do na fusë në BE kryeministri? Se këtë nuk e ka ai në dore. E ka në dore Makroni, Merci, Meloni dhe nja 25 udhëheqës të tjerë të vendeve europiane, përfshirë parlamentet e tyre, etj, etj.
Po sikur ata të mos pranojnë, ça bëhet?
Ah- do thotë ky- unë e bëra pune time. I plotësuam të gjitha kushtet, e mbajta premtimin, por ja nuk deshën këta se nuk dinë ku kanë kokën e tyre.
Gallatë e madhe është kjo.
Nuk thotë do rris fondet publike për arsimin, shëndetësinë, do rris pensionet, do përmirësoj shërbimet publike, këto d.m.th që i ka vetë në dorë, por thotë do t’ju fus në BE.
Përpara ere përpara.
Mandatin tjetër futi dhe një premtim për rikthimin e Anglisë në BE.
© SYRI.net