Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i pranishëm në Samitin e PPE-së që po zhvillohet në Podgoricë, Mal i Zi, ku është diskutuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.
Duke folur për mediat, kryedemokrati Berisha tha se, gjatë fjalës së mbajtur në panelin e takimit ku ishte i ftuar, ka treguar shkaqet e pengimit të integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.
Sipas Berishës, arsyeja kryesore që vendi ynë nuk po ecën në rrugën e integrimit, është narkoshteti i krijuar nga Edi Rama.
Pjesë nga prononcimi i kreut të PD, Sali Berisha:
Pyetje: Ku ishte fokusi i këtij takimi me EPP?
Sali Berisha: Fokusi i takimit ishte Ballkani Perëndimor në Raport me proceset e Integrimit sfidat dhe pengesat.
Pata rast tĂ« paraqes pikĂ«pamjet e PartisĂ« Demokratike mbi proceset e integrimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe rajonit. Natyrisht nga kĂ«ndvĂ«shtrimi i opozitĂ«s, ngadalĂ«simi i kĂ«tij procesi ka shkaqe tĂ« brendshme sipas vendeve.Â
Narkoshteti në Shqipëri është pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në BE.
Shqipëria si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, është jo tërësisht i njohur si i tillë, por unë mendoj se, po kontribuohet gjithnjë e më shumë për të bërë të njohur para elitës politike të qendrës së djathtë Europiane dhe më gjerë, realitetin shqiptar.
Pyetje: Cili ishte qëndrimi i Manfred Weber si presidenti i PPE-së në këtë takim?
Sali Berisha: Ju e patë që më dëgjuan me shumë interes. Dhe më pas mora komente shumë pozitive nga të pranishmit për diskutimin që pata. Ishte një diskutim i hapur, natyrisht isha i vetmi opozitar në panel, pasi të tjerët përfaqësonin qeveri. E thashë që në fillim se unë, përfaqësoj opozitën dhe kam pikëpamje të ndryshme lidhur me ngadalësinë e procesit të integrimit që është tërësisht nga faktorë kryekëput pothuajse, nga faktorë lokalë. Nga mosrespektimi i standardeve demokratike, nga penetrimi i thellë i krimit në qeverisje. Në Shqipëri konkretisht narkoshteti, nga përdorimi i terrorit politik për të marrë vota dhe mandate.
Pra paraqita realitetin shqiptar siç është.
© SYRI.net