Berisha denoncon në PPE: Në Shqipëri kokaina kontrollohet nga mafia e lidhur me pushtetin, gjeni dhe çmimet më të larta

17:49, 17/03/2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i pranishëm në samitin Rajonal të Partive Popullore Europiane për integrimin e Ballkanit drejt BE-së që zhvillohet në Podgorisë Mali i Zi, ka denoncuar situatën e rëndë në të cilën gjendet Shqipëria.

I pranishëm në panelin e diskutimeve, lideri i opozitës shqiptare u shpreh para drejtuesve të partive simotra të Ballkanit, u shpreh se, në Shqipëri çmimet e ndërtimeve janë më të lartat se në Europë e se këto ndërtime bëhen më para të zeza.

‘Familjet mafioze të lidhura me pushtetin kontrollojnë trafikun e kokainës. 3-4 ditë më parë, një sondazh europian tregoi se shqiptarët janë konsumuesit më të mëdhenj, numri 1 i kokainës në Europë.

Por nëse vini, çfarë do të gjeni aty? Do të gjeni çmimet më të larta të ndërtimit në Europë.

Pas Mynihut dhe Parisit aty do të gjeni çmimet më të larta të metrit katror në ndërtime.

Zonja e zotërinj aty gjeni shumë kulla, ku 80 përqind e parave të investuara aty vijnë nga burime të jashtme, para të zeza dhe jo nga burime bankare.

Aty do të gjeni dhe euron që ka pësuar një rënie drastike në këmbim.

38 përqind ka rënë eksporti nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera, dhe çdo vit prodhimi ka shkuar poshtë e më poshtë’, tha ndër të tjera kryetari i PD-së, Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco