‘Bashkë me diasporën shkojmë në 1 milion’: A po paralajmëron Rama vjedhjen e votave...

‘Bashkë me diasporën shkojmë në 1 milion’: A po paralajmëron Rama vjedhjen e votave...

09:34, 17/03/2025

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.

“Ne kemi një skuadër, që sot u jep të gjithëve mundësinë të zgjedhin. Kemi një skuadër, që të gjitha moshat, të dyja gjinitë, por në mënyrë të posaçme gratë dhe vajzat kanë mundësi të gjerojnë veten dhe të votojnë për veten ashtu sikundër si asnjëherë më parë, PS  ka një skuadër që edhe më të rinjtë janë të mirë përfaqësues. Ka dhe një karakteristikë të re, të shumëpritur për mua, që në skuadrën e 11 majit ne kemi në të gjithë ekipin tonë edhe një përbërje domethënëse të atyre që kanë kapërcyer nga njëra anë tek tjetra dhe janë me ne pasi në një proces të gjatë ose më të shkurtër kanë parë se sa pa lidhje dhe sa e kotë është të besoj se mund të bëhet diçka e mirë për vendin dhe njerëzit duke dalë dhe kërkuar vota për ata që sot janë përballë nesh. PS është shumë më e gjerë se vetja, se s perimetri i anëtarësisë së vet dhe  është shumë më e gjerë se sa shumëkush nga brenda nesh seç e percepton, sepse në fund të ditës jemi mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë dhe me votën e  Diasporës mund të shkojë rreth 1 milion”, tha ai.

Duke vlerësuar me një shikim të përciptë deklaratat e kreut të qeverisë që u shfaq shumë i lodhur në takimin e sotshëm, të krijohet bindja së Edi Rama me “Termetistët” e tij ka programuar vjedhjen e votave. Dhe më të rrezikuarat për të përfunduar të manipuluar do të jenë votat e diasporës. Nga mund ta parashikojë Rama se vota e diasporës është për PS, kur është hera e parë që diaspora voton dhe nuk ka asnjë lloj statistike që ta ketë si referencë.

Ndërkohë që listën e kandidatëve nuk ka asnjë socialist të vetëm. Por ka vendosur në këtë listë sidomos atë të sigurtën ata njerëz që nuk kanë asnjë lloj shansi që ti dalin nga reshti dhe të mos i binden./E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco