Merr flakë parkingu i një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

Merr flakë parkingu i një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

19:00, 16/03/2025

Parkingu i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të diel. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në rrugën “Gjik Kuqali”.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për evakuimin e banorëve. Ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Në përfundim të hetimeve do të keni një informacion më të detajuar për rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco