I ftuar në edicionin e pasdites në Syri tv ka qenë Gjet Ndoj kryetar i Partisë Aleanca Arbnore Kombëtare. Në studio me moderatorin Bled Marku ai ka folur për bashkimin e opozitës dhe angazhimin për rotacionin politik më 11 maj.
Gjet Ndoj: Nuk jam tërhequr nga koalicioni i opozitës. Kam pretenduar të isha në listat e hapura në disa qarqe e unë personalisht në Tiranë. Situata në PD dhe në koalicion, duke qenë se janë shumë subjekte aty, e natyrisht PD duke menduar më të mirën për të kanë menduar që të kontribuohet. Gjithë forcat e koalicionit nuk mund të jenë. Janë 26 parti. I bje që PD që është lokomotiva e koalicionit të shkurtojë në mënyrë drastike numrin, rreshtin e atyre që do të kontribuojnë sidomos për Tiranën. Kështu që pavarësisht se isha përgatitur dhe kisha komunikim të madh dhe paraprakisht një mirëpritje të kandidimit tim edhe mbështetje, e kam mirëkuptuar drejtuesit e PD dhe të koalicionit, Dhe natyrisht tek ky koalicion nuk ishte motiv i vetëm kandidimi. Mediat e kanë presupozuar këtë sepse unë nuk jam prononcuar në asnjë vend.
Ata që ishin të pakënaqur, ikën menjëherë dhe shpallën koalicione të tjera. Unë nuk kam shkuar në koalicion tek PD thjesht për të kandiduar por natyrisht ka qenë edhe kjo që njerëzit e Aleancës Arbënore Kombëtare të kontribuonim me një qëllim për të marrë ato vota që ne i kemi marrë në zgjedhjet e fundit ne vitin 2023. Ne kemi shumë përfaqësues nga jugu në veri.
Në fakt AAK ka dy këshilltarë në Sarandë, dhe për pak sa nuk kemi marre të tretin, një në Himarë, një në Gjirokastër, në Korçë, në Klos në Mat, në Mirditë në Lezhë, Pukë, Has dhe Tropojë. Kemi rreth 15 mijë vota.
© SYRI.net