Fleta e votimit për diasporën shkaktoi debate në Komisionin Rregullator në KQZ.
Megjithëse Rregullatori kishte miratuar kohët e fundit që fleta e votimit nga jashtë të kishte disa dallime për mundësitë e identifikimit në numërim, komisioneri shtetëror i zgjedhjeve bëri një propozim në ditët e fundit, kur pritet të përgatitet fleta e votimit për diasporën, për një shtesë në karakteristikat teknike të saj që lidhet me palosjen e fletës në zarf.
Dy anëtarët e Komisionit Rregullator, Helga Vukaj dhe Muharrem Caka, ngritën dyshime se kjo mund të cenonte procesin, pasi nuk ofronte siguri juridike, dhe kërkuan nga Celibashi transparencë.
Rregullatori e rrëzoi propozimin e Celibashit me 2 vota kundër, të Vukajt dhe Cakajt, pasi për miratimin e tij nevojitej shumica prej 4 votash.
Â
© SYRI.net