Avokati Maks Haxhia, i cili përfaqëson Ajola Xoxën ka folur pas seancave të çiftit Veliaj-Xoxa.
Në deklaratën e tij, Haxhia vijon gënjeshtrat për rastet e Veliajt dhe Xoxës, duke thënë nuk kishte prova të reja ndaj tyre. Ndërkohë që provat e reja nga SPAK-u u publikuan në media.
Ashtu si dhe klienti i tij, kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, dhe Maks Haxhia sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, duke thënë se nuk kanë argument.
Me sa duket korrupsion, pastrimin e parave, shpenzimet marramendëse të bëra nga Ajola Xoxa nuk i duken argumente Maks Haxhisë.
“U vendos ajo që ju prisnit të gjithë, vetëm këtë pyetje mos më bëj. Dhe pse i thua kështu është praktika e Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e njeriut, e Gjykatës së Lartë, nuk ka argument. Këtë detyrë kemi, t’i paraqesim gjykatës argumentet. SPAK nuk solli asnjë provë të re”, tha Haxhia për Xoxën.
Sa i përket vendimit për Veliajn, Maks Haxhia tha se pritet vendimi nga Gjykata e Lartë.
“Për Veliajn kam një mendim dhe opinion të barasvlershëm. Zgjidhja e çështjeve me masa arresti është një absurditet që vetëm në Shqipëri ndodh. Nuk mund të aplikohet masë arresti për njeriun më të votuar në Shqipëri. Rrezikshmëria është e lidhur me kryerjen e veprave të rrezikshme. Këto vepra penale me karakter administrativ nuk kanë shkallë rrezikshmërie. Presim të ndodhë ndonjë çudi dhe në Gjykatë të Lartë. Është i njëjti material që ka qenë dhe në Shkallën e Parë”, u shpreh avokati për Veliajn.
Në deklaratën e tij, Maks Haxhia ka nxjerrë blof mediat pranë Veliajt, të cilat thanë se Joshua Roberts do të jetë avokat i Veliajt. Haxhia tha se Roberts nuk mund të jetë avokat pasi nuk ia lejon ligji.
“Nuk mund të jetë avokat se nuk e lejon ligji shqiptar”, tha Haxhia./ CNA
© SYRI.net