‘Mbyllet TikTok’/ Nesër Rama nis censurën ndaj rrjeteve sociale

‘Mbyllet TikTok’/ Nesër Rama nis censurën ndaj rrjeteve sociale

12:27, 12/03/2025

Ende pa mbërritur afati zyrtar nga bllokimi i platformës sociale, TikTok në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Rama nuk ka pritur, por menjëherë institucionet në varësi të tij kanë nisur të vihen në lëvizje.

Përmes një e-maili të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofruesve të shërbimeve të internetit), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka kërkuar që të bllokojnë aksesin në TikTok.

Që prej të enjtes së 13 marsit, qytetarët, kryesisht të rinjtë brenda vendit, nuk do të mund të aksesojnë e logohen në aplikacionin TikTok për një vit.

Kjo masë është marrë pas një urdhri nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, institucion ky që kontrollohet nga qeveria.

PD e ka kundërshtuar fort nismën e qeverisë dhe të kryeministrit Rama për mbylljen e platformës sociale TikTok, me argumentin se Rama i druhet fitores së demokratëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Njoftimi i AKEP:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:
Bllokimi i IP-ve të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të TikTok në territorin e Shqipërisë.
Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.
Në shkresën e AKSK-së citohet baza ligjore (Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 151 datë 6.3.2025) dhe listën e të gjitha IP-ve dhe domaineve, për të cilat kërkohet bllokimi i aksesit.
Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.
Për sa më lart, ju përcjellim shkresën e AKSK-së.
Gjithashtu, secili sipërmarrës (ISP), duhet te paraqese konfirmim me shkrim në AKEP dhe për dijeni AKSK, për mbylljen e aksesit IP-ve dhe domaineve të cituara në shkresën e AKSK, brenda datës 13 mars 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco