Rama: Nuk ha bukë, po pi verë 33 mijë euro shishja

Rama: Nuk ha bukë, po pi verë 33 mijë euro shishja

11:02, 11/03/2025

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama thotë se ai nuk punon për të jetuar, por jeton për të punuar.

Në përgjigje të komentuesve në rrjetet sociale, Rama tha se ai gjatë 12 viteve në qeveri mund të ketë ngrëne 30 herë në restorant, nga këto 25 me familjen.

“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë. E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin".

Propaganda e Ramës ka mbërritur kulimin. Duke shikuar popullaritetin e tij në rënie pikiatë ai mundohet që të tërheqë mbështetësit më fjalime boshe dhe me përsiatje emocionale.

Harroi shume shpjet Rama, por nuk harrojnë shqiptarët që ish bashkpunëtori i tij me i afërt Arben Ahmetaj e akuzoi se kishte pirë një shishe verë me vlerë 33 mijë Euro. Prandaj këto deklaratat me bukë dhe pa bukë, mund ti hanë vetëm ata që janë të brumosur me marrëzitë e Ramës, por jo shqiptarët të cilët po presin 11 majin që t'i japin edhe goditjen finale një qeverisje që shpopulloi Shqipërinë. Hipokrizitë e tij nuk kalojnë më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco