Kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi bisedimet me partitë e reja, për t’i ftuar në koalicion.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi këtë çështje, Berisha tha se partitë e reja të jenë opozita e opozitës dhe jo e Edi Ramës.
Preferuan këtë pozicionim ndaj opozitës, që sipas Berishës, kryekëput çon ujë në mullirin e qeverisë.
Ka një histori. Besnikëria është themeli i qendrimeve të mia ndaj aleatëve. Aleatët e dinë që, unë jam besnik ndaj tyre, ndaj kam besim të plotë në besnikërinë e tyre. Pasi, këto u bashkuan me vetëdije të plotë, se e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama.
U bashkuan, pikërisht, për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama.
Edhe njëherë them këtu. Janë ftuar në këtë aleancë edhe disa të tjera të sapokrijuara, por ato nuk e konsiderojnë Edi Ramën. Për çudi problemin madhor të Shqipërisë, dhe nuk gjetën forca të shpallen parti opozitare. Preferuan pozicionin e opozitës së opozitës. Pozicionin që është kryekëput, çon ujë në mullirin e qeverisë.
© SYRI.net