Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh se diaspora do të ketë emra në listën e kandidatëve.
Në konferencën me gazetarët këtë të hënë, Berisha tha se emrat për përfshirjen e tyre në lista të sigurta, ende nuk është gati, pasi procesi nuk ka përfundur ende.
Diaspora do ketë emra në listë. Nëse do ketë emra në listën e sigurtë apo jo, këtë unë nuk mund ta them, sepse nuk është përfunduar lista e sigurtë.
Ka një moment që duhet të jemi realistë. Një forcë mazhore që ndërhyn në listë të sigurtë është koalicioni. Koalicioni përfaqëson, e them edhe njëherë, minimumi 26% të zgjedhësve të Shqipërisë. Mundet më shumë, por më pak jo, asnjëherë.
Atëherë, padiskutim që ky koalicion me pothuaj 1/3 e zgjedhësve do ketë përfaqësimin në listat e mbyllura. Dhe ky, pastaj i jep listës së mbyllur një karakter më të veçantë.
© SYRI.net