Mediat e huaja kundër censurës: Si ta zhbllokoni TikTok-un në Shqipëri

Mediat e huaja kundër censurës: Si ta zhbllokoni TikTok-un në Shqipëri

10:30, 08/03/2025

Edhe mediat e huaja dalin kundër censurës së qeverisë shqiptare.

Një nga portalet më të njohura në fushën e teknologjisë, Gizmodo, ka publikuar një guidë se si shqiptarët mund të hapin rrjetin TikTok në Shqipëri, duke anashkaluar censurën qeveritare.

“Për fat të mirë për shumë përdorues të ndërgjegjshëm, tejkalimi i ndalimit të TikTok në Shqipëri është shumë i lehtë.

Shqiptarët kanë vënë re se përdorimi i NordVPN dhe ExpressVPN ofron rezultate të menjëhershme.

VPN të tilla janë të afta të ndryshojnë adresën IP të një përdoruesi dhe të kodojnë lidhjen e tij.

Në këmbim, një përdorues do të jetë në gjendje të pretendojë se është diku tjetër dhe të mbrojë privatësinë e tij,” shkruan portali.

Edhe shumë gazetarë dhe ekspertë në Shqipëri kanë nisur të shpërndajnë udhëzime se si shqiptarët të hapin lehtësisht rrjetin social TikTok duke anashkaluar vendimin e qeverisë.

Kujtojmë se opozita shqiptare ka thirrur një protestë më 15 mars kundër këtij vendimi të Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco