Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, foli rreth mbylljes së platformës TikTok në Shqipëri vetëm dy muaj para zgjedhjeve, të cilin e cilësoi si një veprim alarmant i cili po cënon fjalën e lirë dhe qartazi një hap për të të kufizur opozitën dhe zërat e saj.
Sipas tij Rama tashmë prej kohësh nuk bën më asnjë takim me gazetarët apo përballje me kandidatët për kryeministër dhe në këtë formë ka paraprirë mbylljen e TikTok si një formë për të cënuar dhe mbyllur zërat e opozitës dhe demokratëve.
'Rama që në 2001 nukë bën më këtë përballje, i ka zhdukur të gjitha përmasat e përballjes publike dhe politika, qeverisja është edhe përballje'.- tha Lela
Alfred Lela:
Më së pari është cënimi i lirisë së shoprehurit, fjalës dhe një platforme sic është TikTok që është provuar si linja më demokratike në mesin e platformave që ekzistojnë. Mbyllja e kësaj platforme tregon qëllimin, dorën dhe qëllimet e qeverisë për të pasur një platformë më pak ku zërat e opozitës apo ato që vijnë nga shoqëria dhe janë kritik me qeverinë, ta kenë për ta përdorur për të ushtruar një të drejtë universale të njeriu sic është ajo e fjalës. Pra është fjala në rrafshin shoqërorë sigurisht fjala në rrafshin politik, dhe kjo bëhet më alarmante kur je në zemër të zgjedhjeve. Zgjedhjet janë 2 muaj larg dhe kjo e bën alarmante, agresive dhe e bën qëllimin e qeverisë të lexohet qartë.
Kjo është një shaka e pavërtetë, shaka e keqe e pavërtetë e madhë, sepse ka vende që bëjnë kufizime por nuk ka pse të ketë kufizime totale të përgjithshme, agresive dhe sidomos në fillim, në zemër të zgjdhjeve. Ka vende që bëjnë kufizime për shkollat dhe administratën.
Vendimi është marrë dhe pati një vendim verbal edhe në nëntor pastaj ndodhën zgjedhjet në SHBA, se dhe atje flitej për mbylljen e TikTok por e ndaloj Trump.
Në atë koha Rama u takua me shefin e TikTok dhe u ndalua kjo përpjekje në marrëzi për të pasur një forum më pak të komunikimit publik. Sigurisht e dëmton sepse vet sjellja e Ramës që i jep udhë një analize ndërtuar mbi gjurmë, mbi fakte. Rama ka zhdukur konferencën për shtyp, nuk bën përballje me gazetarët. Prej kohësh e ka shndërruar bnë monologun e mëngjesit janë daljet nëpër kantjere imagjinare ku flet me zëvëndëskryeministren Balluku, pra nuk është bër si tradita ku përballen kandidatët. Rama që në 2001 nukë bën më këtë përballje, i ka zhdukur të gjitha përmasat e përballjes publike dhe politika, qeverisja është edhe përballje.
Gjith kjo strategji për të ardhur deri tek TIKTOK dhe e bën mbylljen e saj si një hap për të kufizura opozitën dhe zërat e saj. I ka kufizuar të gjitha, TikTokun nuk e komandon dot dhe tenton të bëjë një ndalesë të përgjithshmë duke përdorur AKSHIN.
© SYRI.net