I ftuar në një intervistë për SYRI TV me moderator Edvin Parruca, diplomati Agim Nesho, foli në lidhje zgjedhjet dhe ndryshimet që ka sjellë era e re globale në Europë.
Nesho tha se Europa nuk është e përgatitur të dalë përballë sfidave e vetme dhe nuk përballon armatosjen dhe mbrojten pa ndihmën e SHAB-së.
“Europa nuk është akoma e përgatitur dhe nuk funksionin si një e tërë përballë sfidave. Kemi një administratë të re, e cila i ka të qarta detyrat e saj. Aleanca neutrale midis Europës dhe SHBA nuk është prishur, por ka një ndarje të detyrale të tyre.
Amerika nuk është e gatshme të paguaj shpenzimet e Europës nga taksapaguesit e saj. Kemi një Europë që nuk dëshiron të marrë përsipër detyrat e veta, sidomoas ato me Ukraniën. Europa nuk e përballon armatosjen dhe mbrotjen e saj pa ndihmën e SHBA.”– tha Nesho.
© SYRI.net