Largimi nga Roma, Kumbulla i lumtur me vendimin e marrë: Espanyoli më dha vazhdimësi, kisha nevojë të luaja

Largimi nga Roma, Kumbulla i lumtur me vendimin e marrë: Espanyoli më dha vazhdimësi, kisha nevojë të luaja

16:29, 06/03/2025

Marash Kumbulla është larguar nga Roma për t’iu bashkuar Espanyolit në formë huazimi. Në një intervistë për ‘Cronache di Spogliatoio’, ai shpjegon se është i lumtur për zgjedhjen e tij:

"Ky klub më ka dhënë vazhdimësi. Kur mundëm Real Madridin, as që e besoja. 'Los Blancos' janë një skuadër që nuk dorëzohet kurrë. Edhe pasi arbitri fishkëlleu fundin e ndeshjes, mbeta ende në tension sepse nuk më dukej e vërtetë."

Si e gjykon vendimin tënd me kalimin e kohës?

Jam i lumtur që zgjodha këtë ekip. Pas dëmtimit, kisha nevojë të luaja: sapo mora telefonatën e tyre, brenda një dite e gjysmë isha këtu. E kisha parë tashmë stadiumin dhe qendrën stërvitore me Kombëtaren. Janë dy struktura të pabesueshme dhe shumë moderne. Objektet funksionale janë të rëndësishme për një futbollist: të bëjnë të qëndrosh më shumë në qendrën sportive, bashkë me shokët e skuadrës, dhe kjo e forcon grupin."

Si është të përjetosh derbin?

Të kesh Barcelonën kaq afër, më ka treguar sesa të lidhur janë tifozët e Espanyolit me ekipin. Ata përsërisin gjithmonë se 'Espanyoli është një ndjenjë'. Stadiumi është gjithmonë plot, ka shumë abonentë që e kanë skuadrën në zemër. Tifozët tanë janë të vërtetë.

Kumbulla këtë sezon ka luajtur 23 ndeshje në La Liga, ka shënuar 2 gola, si dhe ka marrë 6 kartonë të verdhë, plus një paraqitje në Kupën e Mbretit (Copa del Rey).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco