Zhupa: Mbyllja e TIK TOK akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike

Zhupa: Mbyllja e TIK TOK akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike

13:40, 06/03/2025

Lidhur me vendimin e qeverisë Rama, për mbylljen e platformës së ‘Tik-Tok’, deputetja demokrate Ina Zhupa në një postimi në Facebook shkruan se rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

“Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij. Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, më 15 MARS në Sheshin Skënderbej”- u shpreh Zhupa.

Shkrimi i plotë:

Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.

Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.

Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.

15 MARS në Sheshin Skënderbej!

Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco