Berisha: Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut njëlloj si babai i tij biologjik firmosi vrarjen në litar të Havzi Nelës

13:10, 06/03/2025

Në një konferencë për media, lideri i opozitës Sali Berisha reagoi ashpër ndaj veprimit të qeverisë për të mbyllur platformën TikTok në Shqipëri. Ai e cilësoi këtë masë si një tentativë për të censuruar lirinë e fjalës dhe mendimin e lirë të rinisë shqiptare.

Berisha theksoi se vdekja tragjike e Martin Canit nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun, duke hedhur poshtë argumentet e Kryeministrit Rama për këtë ngjarje. Ai gjithashtu e krahason veprimin e Ramës me atë të babait të tij biologjik, Kristaq Ramës, duke e quajtur këtë një akt represioni dhe censurimi. Lideri demokrat theksoi se të rinjtë shqiptarë do të vazhdojnë të kundërshtojnë këtë masë, ndërsa beson se fjala dhe mendimi i lirë do të triumfojnë.

FJALA E BERISHËS:

Ftoj gjimnazistët, ftoj të rinjtë, ftoj dhe prindërit të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal, të paskrupullt, të pacipë të Edi Ramës.

Vdekja, vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun.
Martini dhe bashkëmoshatari i tij që e vrau nuk kishin llogari në TikTok.
Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut në Shqipëri njëlloj si babai i tij biologjik Kristaq Rama firmosi vrarjen në litar të Havzi Nelës 37 vite më parë me 10 gusht të vitit 1988.
Protesta e fuqishme e të rinjve shqiptarë, në të katër anët të mblidhen këtu, ndërkohë përgjigje të tjera do projektohen ndaj këtij akti, dënimit kapital të një platforme të mrekullueshme të komunikimit.
Një tiran që qeveris vendin sikur është Afganistani apo Teherani, vetëm e vetëm për shkak të rrebeshit të kritikave që ka pasur nga të rinjtë me një akt të tillë.
Fjala e lirë do të fitojë.
Mendimi i lirë do fitojë.
Censura do përfundojë në koshin e plehrave të historisë së bashku me Edi Ramën, i cili vërtetohet tani pas Enver Hoxhës, kryecensori tjetër i shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco