Berisha: Rama është në komë politike, nuk guxon të paraqesë një program para shqiptarëve

Berisha: Rama është në komë politike, nuk guxon të paraqesë një program para shqiptarëve

12:49, 06/03/2025

Sali Berisha ka vazhduar akuzat ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një njeri që po jeton në një “komë politike”. Ai theksoi se një lider që ndodhet në këtë gjendje nuk duhet të marrë vëmendjen e publikut.

Berisha theksoi se fakti që Rama nuk ka guxuar të paraqesë një program për shqiptarët është një tregues i qartë i dështimit të tij si kryeministër. Sipas tij, Edi Rama është simbol i së shkuarës dhe nuk ka më asnjë mundësi për të udhëhequr të ardhmen e vendit. Lideri demokrat kërkoi që të mbyllet kapitulli i këtij qeverisje, duke përçuar mesazhin se Shqipëria meriton një ndryshim të thellë.

FJALA E BERISHËS:

Tani, ai komenti im është që ai po jeton një komë politike.

Njeriu në komë politikë, nuk duhet të kemi asnjë lloj vëmendje për të.
Fakti që nuk guxon të paraqesë një program para shqiptarëve, dëshmon se Edi Rama është e shkuara e këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco