Vota e diasporës për vetë specifikën e saj ka një mision të vetëm dhe të qartë.
Ky mision i diasporës është transmetimi i një standarti demokratik jetese të ngjashëm me atë të vendeve ku jetojnë, pra ku shteti ligjor sundon, ku vota nuk shitet e blihet, ku fjala e lirë garantohet, ku prona është e shenjtë dhe e paprekshme, ku institucionet funksionojnë për qytetarët dhe nuk pushtohen nga korrupsioni.
Duke qenë se interesi ka qenë i lartë nga diaspora, kjo gjë i bëri socialistët të refuzonin dhe propozimin për shtyrjen e afatit të regjistrimit.
Lidhur me këtë çështje, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në studion e ‘KAFE SHQETO’ u shpreh se ky vendim erdhi pasi nuk kishte dakordësi ndërmjet palëve, edhe pse kishte propozuar që që të paktën për këta që janë refuzuar të shyhej afati dhe të riaplikonin sërisht dhe KQZ në këtë proces të kishte mundësi t’i asistonte, sërish kjo gjë nuk ndodhi.
"Procesi ka qenë në përputhje me parashikimet e ligjit. Opozita kërkoj që të shtyhej afati për të gjithë, për 3-4 ditë, diçka e tillë se më shumë se data 9 ne nuk e shtynim dot.
Megjithatë, deri nga data 7 do të ishtë okej sepse procesi u mbyll në datën 4 dhe ne kemi dy ditë qe e shqyrtojmë dhe akoma nuk ia kemi dalë që t;i përfundojmë shqyrtimet. Ideja ishte që ta shtynim deri në datën 7 të paktën.
Nuk pati dakordësi ndërmjet palëve, dhe iu propozova atyre një variant tjetër që të paktën për këta që janë refuzuar të shyhej afati dhe të riaplikonin sërish dhe KQZ në këtë proces të kishte mundësi t’i asistonte. Nuk u gjet dakordësia edhe për këtë kështu që jemi në fazat që jemi, që në fund të fundit është tërësisht ligjore dhe u dakordësuam të gjithë ku procesi vazhdojë deri më datën 4 mars.
Personalisht, dhe jo për të dalë si’burrë i mirë’ me opozitën, nuk do të ishte ndonjë problem nëse do të shtyhej deri në datën 7 sepse edhe nga pikëpamja teknike, sistemi e mundësonte këtë gjë.
Këtë e kam thënë publikisht edhe herët e tjera. Veçanërisht në një realitet të tillë politik, sikurse është Shqipëria vëmendje të shtuar do duhet të kemi ndja atyre kërkesave apo shqetësimeve që sjell opozita".
© SYRI.net