Erjon Veliaj ka reaguar nga qelia duke i dërguar edhe mesazh kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa e ka shmangur përmendjen e kryeministrit dhe Partisë Socialiste nga çdo status, sot Veliaj deklaron se SPAK kërkon që ta bëjë të penduar. Prej kohësh Rama dhe Veliaj janë akuzuar se janë bashkëautor të disa prej aferave korruptive siç është rasti I Inceneratorit të Tiranës.
Erjon Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, por sot ka dërguar edhe një mesazh për kryeministrin EdI Rama. Ndërsa e shmangur që prej arrestimit adresimin ndaj tij, ndërkohë që më herët bënte të kundërtën Veliaj ka dërguar edhe një mesazh se prokurorët e SPAK po kërkojnë që ta bëjnë të penduar. Këtë reagim Veliaj e shoqëron edhe me paragraph nga dosja, ndërkohë që insiston se duhet që ta lirojnë nga qelia dhe ai të rikthehet në krye të Bashkisë.
Gjykata vlerëson se masa më e përshtatshme është arrest me burg”.... S’paskam shfaqur pendesë! Po pendesë nga çfarë? Unë ende nuk kam akuzë! Ç’është kjo logjikë sigurimsash? “Pendohu sa nuk është vonë, se të kalbëm në burg”. Ky është turp, por jo drejtësi!”.
Ndërkohë Gjykata e Apelit ka caktuar seancën për shqyrtimin e kërkesës për masën e sigurisë në datë 11 mars ora 10: 00 dhe gjyqtari I çështjes është caktuar Engert Pëllumbi, pas tërheqjes me raport të gjyqtares Ilirjana Olldashi.
© SYRI.net