I ftuar në intervistë e ditës në Syri TV, Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Strazimir u shpreh se strategjia e publikuar dhe e përsëritu në mënyrë të vazhdueshme nga Berisha, do të jetë koalicioni më I madh I shqiptarëve kundër kësaj qeverie e cila I ka bërë shqiptarët të vuajnë.
Sipas tij primaret e zhvilluara para pak ditësh nuk janë një risi më për PD dhe se interesimi i qytetarëve demokratë ishte I lartë për të zgjedhur deputetën dhe për të shërbyer si duhet në zgjedhjet e 11 Majit.
'Mirënjohje të jashtëzakonshme për diasporën, e cila, me mundim dhe angazhim të madh, ka arritur të regjistrohet, duke aplikuar 4-5 herë dhe duke mos u dorëzuar derisa arritën të regjistrojnë numrin që u bë publik'.- u shpreh ai për shqiptarët e diasporës
Genc Strazimiri:
Unë besoj se ka qenë një strategji e publikuar disa kohë më parë nga PD, e cila është përsëritur në mënyrë të vazhdueshme nga zoti Berisha, se koalicioni më i madh i të gjithë shqiptarëve kundër kësaj qeverie do të jetë i formuar, sepse të gjithë po vuajnë nga kjo qeveri.
Mendoj se kjo është një gjë që ne e kemi thënë dhe e kemi mbajtur. Para çdo fushate, PD ka bërë përpjekje të krijojë një koalicion më të gjerë gjithmonë.
Sa i përket primareve, ato janë një proces që nuk është risi në PD. Gjatë 249 ditëve të para të rithemelimit, kemi zhvilluar 5 herë primare. Primaret brenda PD janë kthyer në një sport, ku ato të fundit ishin pritur me shumë interes nga demokratët, kandidatët dhe qytetarët. Ishte një pjesëmarrje e brendshme me më shumë kandidatura se zakonisht. Listat ishin të gjata si pasojë e interesimit të demokratëve dhe mbështetësve të PD për të dhënë kontributin e tyre për listat e deputetëve dhe për të shërbyer zgjedhjeve të 11 majit.
Mendoj se primaret ishin një proces i domosdoshëm, i cili përfundoi me sukses dhe nuk ishte një risi, sepse ka qenë hera e 6-7 që janë zhvilluar këto primare. E rëndësishme ishte se gara ishte e vërtetë dhe e hapur.
Sa i përket pritshmërisë, ajo nuk ka qenë në përputhje me atë që ka pritur qeveria. Është një fakt publik që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pritur një fluks të vogël votuesish nga diaspora, jo më shumë se 15-17 mijë regjistrime, dhe për këtë kanë lënë një buxhet për 30 mijë persona, por më pas ishin të detyruar të rishikojnë dhe ta shtojnë atë. Ata e kaluan parashikimin e tyre dhe e kaluan me dhjetëfish, duke tejkaluar pritshmëritë që kishin për numrin e kontigjentit të votuesve që pritej të ishte dominues në këto zgjedhje.
Mirënjohje të jashtëzakonshme për diasporën, e cila, me mundim dhe angazhim të madh, ka arritur të regjistrohet, duke aplikuar 4-5 herë dhe duke mos u dorëzuar derisa arritën të regjistrojnë numrin që u bë publik.
Mendoj se ky ka qenë një proces i domosdoshëm, ndoshta herët duhet të shqyrtohet më me kujdes dhe nga ana teknike, dhe jo vetëm nga aspekti administrativ. Ka qenë një betejë pakompromis e opozitës që e bëri të mundur votimin e emigrantëve. Kjo qeveri nuk ishte e gatshme për ta, sepse nuk mund ta kontrollonte dot.
© SYRI.net