Bushkolaj: Mazhoranca kërkon të bllokojë regjistrimin në KQZ, sepse mbështetësit e tyre u regjistruan

Bushkolaj: Mazhoranca kërkon të bllokojë regjistrimin në KQZ, sepse mbështetësit e tyre u regjistruan

18:29, 04/03/2025

I ftuar në emisonin Task Force në Syri Tv, me moderatore Sonila Meço, gazetari Elkier Bushkolaj foli në lidhje me KQZ që po përballet me krimet elektorale të kryeministirit të Shqipërisë, Edi Rama dhe regjistrimin për të votuar nga diaspora.

Bushkolaj u shpreh se kërkesa e PD për shtyrjen e regjistimit të diaporës në KQZ po shqyrtohet dhe mazhoranca dëshiron të bllokojë regjisrtimin në KQZ, sepse pjesa më e madhe e mbështetësve janë regjistruar.

“Ka pasur debat dhe po shqyrtohet kërkesa e PD, për shtyrjen e regjistrimit të votuesve nga diaspora, të paktën deri më datë 9 mars. Janë hasur në pengesën e PS deri në këto momente që po flasim për asrye, që nuk janë bërë publike. Duket qartë që kanë lexuar edhe tredin e votës.

Ka qenë një numër për të kuptuar rritjen masive të regjistrimeve dy ditët e fundit. Këtë fluks e lidhin me me votues që janë pro PD. Pjesa më e madhe e mbështetësve të PS në diasporë, janë regjistruar që në javën e dytë dhe kjo është arsyesja pse mazhoranca dëshrion të bllokojë KQZ.” – tha Bushkolaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco