‘Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë’/ Nuk ndalet Rama në Berlin, e vertetë është, nga shtet u bë narkoshtet

‘Imazhi i Shqipërisë ka ndryshuar shumë’/ Nuk ndalet Rama në Berlin, e vertetë është, nga shtet u bë narkoshtet

09:26, 04/03/2025

Kryeministri Edi Rama, nga Berlini, ku Shqipëria u zgjodh vend nderi në Panairin e Turizmit, tha se për të shkuar aty nuk ka qenë e lehtë. Ne rubrikën e tij të propagandës Sy m Sy ai ka përsëritur përgjigjet e përditshme që ka kohë që i jep me një shfrenim të tallvasë së tij mendore.

Rama: Për të ardhur këtu ka qenë jo e lehtë. Ka qenë situatë skeptike, janë bërë shumë biseda, pasatj vera e vjetshme na ka çliruar shumë, arritëm në afro 400 mijë turistë gjermanë dhe këtë vite synojmë të arrijmë gjysmë milionëshin, të paktën në turistë gjermanë.

Turistët gjermanë janë vërtet një lloj testi domethënës, sepse janë të ngadaltë në marrjen një vendimi për të hyrë në një vend, pastaj janë komplet pushtues. Janë turistë që vijnë me të gjitha pretendimet. Kjo është shumë gjë e mirë që na ka ndodhur.

Nga ana tjetër, imazhi ka ndryshuar shumë dhe mbrëmë ka marrë një formë të plotë edhe në aspektin e proceseve të tjera, të respektit, dinjitet dhe anëtarësimit në BE. Është pak por e sigurt, përmes turizmit, disa vende para nesh thyen akullin dhe kaluan malin e paragjykimeve. Për ne ka qenë vargmal, jo mal.

Dhe kur i dëgjon këto fjalë nga ai person që është akuzuar jo vetëm nga opozita në Shqipëri por edhe nga media ndërkombëtare për kthimin e vendit në një parajsë të trafikut të drogës dhe kultivimit të kanabisit nuk të mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm të presësh perlën e radhës për rritje ekonomike, për ndërmjetësim ndërkombëtar konfliktesh….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco