I ftuar në emisonin Çim Peka Live, në Syri Tv, ambasadori Agim Nesho foli në lidhje me SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese që kanë presione nga shteti qeverisës.
Nesho tha se ka një presion të madh ndaj Gjykatës Kushtetuese, nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jemi kthyer në një shtet gangster, ku ka mafiokraci.
“Këtu nuk është lojë, por shumë më tepër, sepse është institucioni kryesor kushtetues i shtetit. Këtu është e papranueshme, sepse një Gjykatë Kushtetuese sot duhet të kishte dal përpara. Nëse nuk i bënte kërkesë Kuvendit të Shqiprisë ose të shkrihej vetë dhe të bënte një krizë kushtetuese, që ta merrte vesh gjithë bota.
Këtu ka diçka. Mund të jetë një mjet ose një shantazh, që ata e bëjnë për të pasur sa më shumë informacion. Këtu kemi presion ndaj gjykatës kushtetuese, duke filluar që nga Kuvendi i Shqipërisë që nuk e respekton vendimin e saj. Ky është një shtet gangster, këtu është një mafiokraci.” – tha Nesho.
© SYRI.net