Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 zyrtarët e arrestuar të Policisë që ishin pjesë e grupeve kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Gjyqtarja Etleva Deda konfirmoi vijimin e masave arrest burg për:
ERVIS ALISINANAJ, shef i krimesh në Lushnje, më herët shef krimesh në Sarandë.
SHKËLZEN RUSKA, shef i krimeve në Komisariatin e Himarës, më parë në detyrë pranë sektorit kundër narkotikëve në drejtorinë e Policisë Gjirokastër.
ERDIT HAZIZAJ, ish-punonjës i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim shtetasit:
1. Elvis Dervishi, shef i Policisë Kufitare të Sarandë
2. Kristo Qirici alias Jetmir Hoxhaj aliaj Jetimir Qirici
3. Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj
4. Benci Toska
5. Shkëlzen Kraja
6. Xhino Nebi
7. Luiz Bala alias Edmond Sinanaj
Syri Televizion lexoi dosjen hetimore prej rreth 100 faqesh ndaj anëtarëve të organizatës kriminale, ku evidentohen bisedat pa komplekse të zyrtarëve të policisë me trafikantët e drogës.
Mes të tjerave, ato flasin edhe për episode ku dyshojnë se janë spiunuar nga brenda, duke hedhur aludime nëse vijnë nga SHIK apo nga strukturat e policisë.
Në një nga episodet e vendimit të gjykatës, flitet në lidhje me trafikimin e 1.2 ton kanabis nga Shqipëria në Greqi më datë 27.03.2020, dhe kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura
Kristo Qirici i tregon një perdoruesi të Sky ende i paidentifikuar, duke u shprehur se “kishte ngrënë dy goditje dhe konkretisht 1.2 ton që i kapën në shtetin grek dhe një ambient të mbyllur, ku dyshohej se kishte kultivuar bime narkotike, por e prishi, pasi do i shkonte kontroll policia”.
Në vijim i tregon se për kultivimin në ambientin e mbyllur kishte investuar 250.000 euro dhe p ti linte deri në kohën e duhur, do të fitonte rreth 650.000 euro. Të njëjtat fakte dhe rrethana i'a shpjegon dhe shtetasit Erdit Hazizaj, ish-punonjës i Forcës Operacionale.
Ndërkoh për kapjen e dy sasive të drogës, me vlerë 1 milion e 700 mijë euro, ku ranë në pranga vite më parë disa shtetas, në SKY ECC shtetasi Benci Toska komunikon me Eldjon Alushajn, për kostot gjyqësore, dhe faturat e majme të avokatëve. E ndërsa Toska i kujton Alushajt se nuk po interesohet ndonëse të arrestuarit rrezikojnë 25 vite burg, ky i fundit i thotë se “ata e dinin me çfarë po merreshin, askush si ka detyruar”.
Shefi i Pikës së Kufirit në Qafë Botë, Elvis Dervishi, informon shtetasin Kristo Qirici, se se forcat operacionale ishin duke vënë GPS në makinën e një personi në Sarandë, dhe se kishte pyetur kushëririn e tij në operacionale se kush ishte subjekti që do të survejonin. Dervishi i thotë bashkëfolësit në SKY ECC se sapo të informohej nga kushëriri, do ta njoftonte Qiricin për makinën që do ndiqej me GPS.
Në transkripte, zyrtarët e Policisë së Shtetit rezulton se jo vetëm që ishin në dijeni të aktivitetit kriminal, por ishin drejtëpërdrejt të përfshirë, ku flasin për vlera qindra-mijëra euro të blerjes apo shitjes së narkotikëve e ku ata kishin pjesën e tyre të fitimit.
© SYRI.net